Tashmë edhe zyrtarisht Francesco Moriero nuk është më trajner i Flamurtarit. Klubi e ka bërë të ditur diçka të tillë pak minuta më parë, me kuqezinjtë që kanë ndërprerë kështu bashkëpunimin mes tyre.
Palët janë ndarë me mirëkuptim dhe në këto kushte i urojnë suksese në vazhdim. Një vendim i tillë vjen pikërisht disa orë pas fitores së arritur ndaj Vllaznisë.
“Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkepunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve.
Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit”, shkruan klubi.
Siç dihet prej disa javësh italiani nuk ishte në krye të skuadrës për shkak të disa problemeve shëndetësore. Saktësisht ishte mësuar se kishte probleme me veshin e mesëm, gjë e cila do të duhet të kurohej jashtë Shqipërie.
Ndërkohë në mungesë të Morieros Flamurtari në 3 ndeshje ka arritur të sigurojë 3 pikë, një barazim, një humbje dhe një fitore. Aktualisht renditen në vendin e parafundit me vetëm 24 pikë pas 27 javësh.


