Sot mban detyren e pergjegjesit te zyres se sportit ne Bashkine Lezhe, megjithate per disa vite me rradhe, ai ka qene nje nga emrat e njohur te sportit ne xhudos ne vendin tone. E kemi fjalen per Altin Pergjergjin. Ne profesion mesues i edukimit fizik, ai iu perkushtuar maksimalisht ketij sporti dhe arriti madje te behej me vone edhe trajner i ekipit tone kombetar te te rriturve.

Po kush eshte Altin Pergjergji? Ai ka lindur ne Mirdite me 4 dhjetor 1983 dhe qe ne moshen 15 vjeçare iu perkushtuar sportit te xhudos. Per te mesuar diçka me shume per karrieren e tij, gazetari Engjell Gjolaj i ka marre nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” te cilen mund ta lexoni me poshte:


– Nè cilin vit e keni keni nisur karrieren si sportist i xhudos dhe çfare ju shtyri ta ushtronit kete art marcial duke pare veshtiresite e tij ne Shqiperi?

Ka qene viti 1998 kur e kam nisur dhe nxitja ka qene nje i aferm i imi, Paulin Cera qe jetonte ne Greqi. Ai u kthye prej ketij vendi ku kishte jetuar per disa vite dhe e njihte mire kete sport. Fillova ta ndjek me nje pasion te madh, megjithese kushtet ishin te veshtira.

Ketu dua tè kujtoj vendet dhe qendrat e stervitjes, tek aneksi i stadiumit “Beselidhja”, pasi mungonte palestra. Po ashtu tek konvikti i qytetit ne nje ambient shume te vogel. Dhe se fundi kalova tek palestra e mundjes. Ka ekzistuar vetem njè tapet i mundjes qe nuk i sherbente aspak xhudos.

Por sakrificat per ta ushtruar kete sport, vazhduan. Kjo sepse trajneri im i pare u transferua ne Tirane si trajner, ne “Don Bosko” shkolle private dhe une e ndoqa kete sport duke bere rrugen vajtje- ardhje Lezhe-Tirane nderkohe qe ne kete kohe une isha student ne gjimnaz. Kjo ishte nje sakrifice e madhe e familjes time.


-Çfare kujtimi keni per here tè pare nga fillimi i ketij sporti?

Ka qene shkrimi i pare nè gazeten “Sporti shqiptar” artikull i shkruar nga gazetari i njohur, profesori im z.Irfan Rama ne vitin 2001 kur une u shpalla per here te pare kampion i Shqiperise.


– Si jeni ndjere ne kete ballafaqim te pare tuajin?

Shume e veshtire dhe impresionuese ku une kisha kundershtare shume te forte dhe me eksperience. Ne kete vit fitoret e mia arriten kulmin e me pas arrita te mbroj titullin kampion ne peshen 60 kg deri ne vitin 2011, pra per 10 vite rresht. Kjo ishte nje arritje e madhe per mua ne kete sport ku une ia arrita qellimit.

Gjate ketyre viteve une u bera edhe pjestar i ekipit kombetar te xhudos. Dua te theksoj se, pak mu dha mundesia te garoj si sportist ne kampionatet europiane dhe boterore dhe kjo erdhi per arsye financiare te Federates Shqiptare te Xhudos. Ne vitin 2012 nderkohe u zgjodha trajner i ekipit kombetar.


– Cilat janè sukseset tuaja, sepse keni qene edhe trajner i xhudos tek Beselidhja?

Po tregoj sukseset: 2009 kam marre pjese me ekipin kombetar ne Lojrat Mesdhetare ne Itali. Po kete vit kam bere edhe nje trajnim ne nivel boteror po ne Itali. Serish ne vitin 2009 kam marr pjese ne Kampionatin Europian qe u zhvillua ne Serbi.

Ne vitet 2011- 2022 kam kryer rolin e kryetrajnerit te ekipit kombetar ku kemi marre pjese ne te gjithe kampionatet Ballkanike. Ne vitin 2013 ne Festivalin Olimpik Europian ne Hollande, ne vitin 2015 ne Zvicer, ne ne vitin 2017 ne Hungari dhe Kroaci, ne vitin 2018 ne Bosnje, ne vitin 2019 ne Azerbajxhan. Ne vitin 2016 nderkohe jam liçensuar nga Federata Boterore si instruktor nderkombetar (i pari ne Shqiperi). Nderkohe si trajner i Beselidhjes kam filluar ne vitin 2004 dhe vazhdoj deri ne ditet e sotme.

Disa nga sukseset tuaja tek Beselidhja?

Kam nxjerr dy kampion Ballkani per moshat: Luigj Vataj per grupmoshen U-15 ne peshen 66 kg dhe Francesko Gega ne grupmoshen U21 ne peshen -73 kg. Beselidhja eshte shpallur disa here kampion per ekipet e moshave duke sjelle edhe kupat tek klubi yne. Kam disa kampion individual per te gjitha kategorite: Luigj Vata, Esmeralda Sherri, Martin Prendi, Fioralba Marku, Dosera Ndoci, Luis Marku etj etj.

-Cili eshte synimi juaj

Synoj te arrij rezultate tè niveleve Europiane.

-Ju sot jeni i zgjedhur si pergjegjes i zyres se sporteve nè Bashkine e Lezhes. A ju pengon kjo detyre?

-Jo, perkundrazi me motivon akoma me shume.

– Ju urojme suksese te metejshme!

Faleminderit!
Intervistoi: Engjell Gjolaj