Ne opinionin sportiv kosovar por edhe ate shqiptar, ne dy ditet e fundit eshte diskutuar shume nje deklarate e trajnerit te njohur Ismet Munishi, e bere ne emisionin “Dueli Sportiv”.

Ai sulmoi trajnerin e njohur Ilir Daja i cili u shpall per te dytin vit rradhazi kampion i Kosoves me ekipin e Ballkanit, perpos edhe suksesit shume te madh qe pati ne Kupat e Europes.

“Me buxhetin që ka, Ballkani është dashur të dalë kampion 20 pikë përpara të gjithëve”, e keni bërë Ilir Dajën sikur të jetë Guardiola, është një trajner që dështon në çdo merkato, është palaço ose hajn”, u shpreh Munishi.

Nje lajm i tille eshte publikuar dje edhe tek “Shkodra Sport” dhe komentet kane qene te shumta, teksa shumica nuk ishin aspak dakord me nje shprehje te tille, por ne kemi veçuar njerin prej tyre, ate te menaxherit te njohur shkodran Dritan Gjyrezi.

“Xhelozia e tepruar shpeshhere perfundon ne injorance. Dhe injoranca te ben qesharak. Uroj Ilir Dajen per titullin kampion po leri budallalliqet e tjera”- shkruan ai./SHKODRA-SPORT.COM/