Osman Dembele është zyrtarisht një futbollist i PSG-së.

Ylli francez i dha fund aventurës me Barcelonën për të vazhduar një të re në Francë me skuadrën pariziene.

Ai u transferua për shumën e 50 milionë eurove, me PSG-në që i pagoi klauzolën francezit, nga e cila Barcelona do të përfitojë rreth 10-15 milionë euro, pas kontratës që i kishte rinovuar Dembelesë.

“Jam shumë i lumtur që do të bashkohem me PSG-në dhe mezi po pres që të luaj me klubin tim të ri. Shpresoj të përmirësohem më shumë këtu dhe t’i bëj tifozët krenarë”, u shpreh francezi.

Dembele do të jetë pjesë e PSG-së deri në 2028-ën.