Nikola Milatoviç nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Rezultatet negative të kuqebluve kanë sjellë këtë lëvizje në kampin shkodran.
Lajmi bëhet me dije nga klubi i Vllaznisë që përmes një njoftimi tregon se palët kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin.
Përkohësisht skuadra shkodrane do të drejtohet nga një Ervin Berdica që mban edhe postin e zv.trajnerit në skuadër.
“Klubi i Basketbollit Vllaznia pasi ka analizuar me përgjegjësi lojrat e dobëta dhe rezultatet negative të arritura së fundmi, njofton se ka ndërprerë me mirkuptim bashkpunimin me trainerin malazez Nikola Milatovic.
Ekipi në vazhdimësi do të drejtohet nga zëvendës-traineri Ervin Berdica. Klubi i Basketbollit Vllaznia falenderon trainerin Milatovic për kontributin e dhënë!”, shkruhej në njoftimin e klubit të Vllaznisë.