Paraqitjet e mira ne sezonin e fundit me ekipin e Kastriotit e kane ndihmuar mesfushorin shkodran qe te siguroje nje kontrate jashte vendit dhe padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive per te.
Behet fjale per Edon Hasanin i cili ka gjetur marrëveshjen dhe është lojtari më i ri i Turan-Tovuz IK në Azerbajxhan. “Transfermarkt” e bën zyrtare kalimin e fantazistit shkodran në Azi, teksa kjo nuk është hera e parë që 30 vjeçari luan jashtë Shqipërisë.
Hasani më herët ka luajtur edhe për Litex, Ceahlaul, ACS poli apo edhe Sepahan. Në Shqipëri, Hasani e ka nisur karrierën në vendlindje me Vllazninë, duke veshur edhe fanellat e Kukësit, Tiranës, Partizanit dhe së fundmi Kastriotit, aty ku rigjeti formën pas dëmtimit.
Katër trofe ka fituar Hasani në Shqipëri, 3 me Kukësin dhe një herë kampion me Tiranën, nderkohe qe tek skuadra e qytetit te lindjes ne fakt ka luajtur jo shume, duke mos fituar asgje me te.