Ëngjëll Hoti është lojtari më i ri i Partizanit. Fantazisti pak ditë më parë la Tiranën, teksa u fol për një klauzolë anti-Partizan, që rezultoi një “thashethem merkatoje”.

Ne fakt gjate dites se djeshme por edhe te sotme, ne Shkoder u perfol fakti qe Hoti kishte rene parimisht dakord me drejtuesit e Vllaznise per t’u veshur kuqeblu, por ne fakt pasditja na dhuroi tjeter gje dhe ai ka hedhur firme tek nje tjeter skuader.

I lindur në Stuttgart, Hoti ka qenë pjesë edhe e Trepça ’89 dhe Llapit në Kosovë. Sezonin e fundit me bardheblutë e Tiranës, kosovari luajti në 37 takime, duke shënuar tre gola dhe dhënë po aq asiste për titullin kampion. Kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi për Hotin te Partizani.

Njoftimi:

FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Engjëll Hotin. Fantazisti kosovar, ka firmosur sot me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në prag të fazës përgatitore që do të zhvillohet në Slloveni.