Është zyrtare: Roy Hodgson ka dhënë dorëheqjen si trajner në Crystal Palace. Njoftimi është bërë nga vetë klubi.

“Klubi dëshiron të falënderojë Roy Hodgson për kohën që i kushtoi ekipit të parë, të cilin e ka trajnuar për gjashtë sezone dhe në më shumë se 200 ndeshje”, lexohet në deklaratën zyrtare të “Eagles”.

“Ky klub është shumë i veçantë. Do të thotë shumë për mua dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën time futbollistike. Megjithatë, e kuptoj që, duke pasur parasysh rrethanat e fundit, kam marrë vendimin të largohem në mënyrë që klubi të mund të prezantojë planet e tij për një menaxher të ri sipas objektivave.

Do të doja të falënderoja Steve Parish dhe partnerët e tij amerikanë për mbështetjen e tyre dhe gjithashtu skuadrën aktuale. Ka qenë kënaqësi puna me të. Jam i sigurt se tifozët tanë do të vazhdojnë t’i japin skuadrës së tyre mbështetjen e plotë deri në fund të këtij sezoni”, tha trajneri. Steve Parish falënderoi Hodgson për punën e tij dhe tha se trajneri “do të ketë gjithmonë çelësat e “Selhurst Park”.

Roy Hodgson, i cili humbi konferencën e fundit për shtypin të Crystal Palace për arsye shëndetësore, e la ekipin në vendin e 16-të në Premier League. Sipas zërave të ndryshëm, zëvendësuesi i tij duhet të jetë Oliver Glasner, ish-trajneri i Eintracht Frankfurtit.