Rubin Hebaj ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Sulmuesi shkodran është bashkuar zyrtarisht me skuadrën e Shkëndijës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut duke firmosur kontratë për 2.5 vite.

Hebaj është përforcimi i parë i tetovarëve të Ernest Gjokës në merkaton e janarit, teksa pritet që në ditët në vijim të ketë edhe prurje të tjera.

22-vjeçari iu bashkua tetovarëve nga skuadra e Teutës së Durrësit, teksa më herët është aktivizuar edhe me Vllazninë, Partizanin, Domzhalen dhe Vorslka Poltavën.

Ne vere Hebaj ishte shume prane firmes me Vllaznine, por ne fund vendosi te rinovonte me Teuten, skuader me te cilen ne fakt gjerat nuk i shkuan si duhet dhe prandaj ai vendosi te largohej ndersa nga sot eshte bere pjese e ekipit te Shkendise.