Pjestaret e ekipit te Vllaznise jane befasuar paraditen e sotme teksa ne dhomat e zhveshjes se tyre perpara nisjes se seances stervitore, u ka mberritur nje vajze e vogel 6 vjeçare.

Behet fjale per Onesen, vajzen e gazetareve Senad Nikshiqi dhe Merisa Gjoni, e cila me shallin e Vllaznine ne qafe dhe me nje liber ne dore, e shoqeruar edhe nga i ati, i ka pershendetur te gjithe.

Me pas i eshte drejtuar trajnerit duke i dhuruar librin e historise se Shkodres, e po ashtu edhe futbollisteve duke ju dhuruar nga nje lule per kenaqesine qe po u japin te gjithe.

Nje gjesti te tille i ka kushtuar vemendje edhe vete klubi shkodran qe e ka postuar kete veprim te kesaj tifozeje te vogel ne faqen e tij zyrtare ku shkruhet:

SURPRIZA E BUKUR E ONESËS…

Onesa 6 vjeçare i ka bërë një suprizë të bukur sot ekipit të Vllaznisë. Ajo i ka dhuruar trajnerit Thomas Brdariç një libër në lidhje me historinë e Shkodrës në shenjë respekti për punën që po bën për këtë skuadër.

U ka dhuruar të gjithë futbollistëve nga një lule për kënaqësinë që po i jep asaj por edhe gjithë Shkodrës.

Bravo Onesa Nikshiqi, tifozja e vogël kuqeblu!🔴🔵