Ka përfunduar zyrtarisht aventura e trajnerit Ernesto Valverde me katalansit pas paraqitjeve jo të mira të skuadrës në fushën e blertë. Vetëm pak minuta më parë klubi i Barcelonës ka deklaruar mbylljen me marrëveshje të kontratës midis palëve.

Nga ana tjetër katalanasit duket se nuk kanë humbur kohë për të zyrtarizuar trajnerin e ri. Quique Setian do të jetë tekniku i ri, për klubin spanjoll.

Për të cilin bëhet e ditur se ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2022. 61 vjeçari më parë ka udhëhequr skuadrat si Racing Santander, Lugo apo Real Betis dhe njihet si një trajner i cili i pëlqen të luajë në sulm.