Tashmë nuk ka më asnjë dilemë. Sulmuesi shkodran Albi Shpuza do të jetë pjesë e ekipit AF Luftëtari të Gjirokastrës për pjesën e mbetur të sezonit.
Ai vjen pas disa përvojave në futbollin kosovar dhe tashmë me gjirokastritët do të tentojë të bëjë më të mirën e tij në mënyrë që edhe skuadr të arrijë objektivat e veta.Lajmin për firmosjen e sulmuesit 22 vjeçar me Luftëtarin e ka bërë të ditur vetë ky klub përmes faqes së tij zyrtare ku shkruan:
“Zyrtare: Albi Shpuza vishet BluZi!
Klubi njofton afrimin e sulmuesit Albi Shpuza, 22 vjeç, i cili i bashkohet ekipit BluZi për t’i dhënë edhe më shumë impuls repartit ofensiv.
Pas eksperiencës së tij në ekipet e Kosovës, sulmuesi shkodran vjenn si një vlerë e shtuar për skuadrën, duke rritur alternativat dhe konkurrrencën në fazën sulmuese.
Klubi i uron mirëseardhje Albi Shpua dhe suksese në çdo sfidë duke mbrojtur me dinjitet fanellën BluZi”.


