Orges Shehi është shumë kritik për paraqitjen e Tiranësnë ndeshjen e dytë të Kupëssë Shqipërisë. Edhe pse pa emra, Shehi kritikoi skuadrën që luajti në sfidën e djeshme, teksa pranoi se ata që veshin fanellën bardheblu, duhet ta meritojnë nga minuta e parë deri tek e fundit shansin përtë luajtur me Tiranën.


Një barazim më se i pranueshëm për rezultatin përfundimtar, por zhgënjyes për lojën?

Pikërisht duke llogaritur rezultatin e ndeshjes së parë, ku ne kishim fituar bindshëm, u munduam të aktivizonim lojtarët e rij. E them dhe jam i drejtpërdrejtë. Duhet të rritemi shumë në lojë. Duhet të rritemi shumë në mentalitet, duke vlerësuar çdo ndeshje që ti ke mundësi të jesh në fushë. Ata që aktivizohen duhet ta dinë mirë këtë gjë.

Që do të thotë…

Që të luash me ekipin e Tiranës ti duhet të kesh mobilizim. Duhet vlerësim në maksimum. Minutat që merr në Kupë nuk janë të pakta, por gjatë gjithë kampionatit nuk janë shumë. Çdo lojtar duhet të japë 200 për qind.

Këta djem çfarë nuk bënë mirë në këtë sfidë?

Duhet të rriten në mentalitet. Në mentalitet dhe psikologji. Për mua është shumë e rëndësishme. Luajnë te Tirana dhe duhet t’i bëjnë gjërat mirë. Rezultati i çfarë asaj që jepka rëndësi.