Konfimohet lajmi i publikuar diten e sotme nga gazeta “Shkodra Sport”. Sulmuesi Belajdi Pusi i ka dhene lamtumiren skuadren se Skenderbeut dhe do ta vijoje karrieren e tij ne kampionatin azerbajxhanas me ekipin Turan Tovuz.

Vete lojtari nderkohe permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale falenderon klubin korçar per mundesine qe i dhan keto vite per te treguar vlerat e tij dhe po ashtu edhe drejtuesit dhe gjithe pjestare e kesaj skuadre.

Faleminderit “Kf Skenderbeu”! Jeni ju qe me ndihmuat ne nje periudhe te veshtire dhe nuk ju harroj kurre. Falenderoj presidentin Takaj, te gjithe trajneret, bashklojtaret, tifozet dhe miqte e mire ne Korçe. Uroj te rikthehet sa me shpejt Skenderbeu i sukseseve te medha. FORCA SKENDERBEU!

Nderkohe mediate ne Azebajxhan kane dhene me shume detaje rreth ketij transferimi. Mesohet se sulmuesi shkodran ka firmosur per 18 muaj me skuadren e tij te re, por ne kontrate ka nje klauzole se nese Turan Tovuz bie nga Superliga, atehere lojtari do te jete i lire. Por ne rast te kunder, nese kjo skuader e arrin objektivin e saj, kontrata zgjatet automatikisht dhe per me teper edhe rroga e tij do te rritet ndjeshem.

Sulmuesi është 24 vjeç. Pusi, i cili ka veshur uniformën e “Vllaznisë” në vitet 2017-2020, ne dy sezonet e fundit i ka kaluar te “Skenderbeu” ku shënoi 6 gola në 40 ndeshje. Tashme do te kete fatin dhe mundesine t’i tregoj vlerat edhe ne Azerbajxhan.
Gjergj KOLA