Friday, February 6, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Sulmuesi shkodran ndryshon skuadër, lë Sllovakinë dhe kalon në Slloveni

ZYRTARE/ Sulmuesi shkodran ndryshon skuadër, lë Sllovakinë dhe kalon në Slloveni

Amin Tahiri ka vendosur të kalojë nga kategoria e dytë sllovake tek ajo sllovene. Kështu së fundi firmosi me Brinjen.

Sulmuesi shkodran mund të kujtohet në Superiore për eksperiencën që kaloi te Tirana, në pjesën e dytë të edicionit të kaluar. Asokohe ishte i huazuar nga klubi italian Feralpisalo.

Dhe në total mori vetëm 6 minuta në një ndeshje kampionati ndaj Laçit. Për herë të parë do të provojë një eksperiencë në Slloveni.

21-vjeçari numëron ndërkohë dy miqësore me Kombëtaren U-21. Mundësia i jepej në vitin 2024, për t’i hapur më pas rrugë kalimit te Tirana.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments