Mungonte vetëm zyrtarizimi i klubit i cili tashmë ka ardhur. Diego Longo është trajneri i ri i Teutës. Durrsakët i kanë uruar mirëseardhjen italianit me një postim në rrjete sociale. Lajmi konfirmohet nga vetë klubi.

Trajneri që zhvilloi një futboll atraktiv me Kukësin ndërsa këtë sezon e mbylli me Flamurtarin, është i besuari i presidentit Hasanbelliu dhe tashme do te zere vendin e mbetur bosh pas largimit te Edi Martinit.

Kreu i klubit zhvilloi takimin vendimtarë ditën e sotme ku i pranishëm ishte edhe Edi Martini dhe palët gjetën gjuhën e përbashkët për të nisur bashkëpunimin këtë sezon.

Emërimi i Longos hap kështu edhe merkaton në hyrje të Teutës ku italiani do të ketë fjalën e tij për lojtarët që do të vijnë. Ne fakt diten qe u emerua trajneri, erdhi edhe largimi i njerit prej lojtareve me te rendesishem te kesaj skuadre,pikerisht Lorenco Viles qe u transferua ne Çeki.