Paraditen e sotme kemi publikuar lajmin qe arbiter i ndeshjes se sotme ne mes Vllaznise dhe Laçit do te ishte Juxhin Xhaja, por gazeta “Shkodra Sport” meson se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit e ka ndryshuar ate.

Kjo do te thote se arbiter ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te jete lezhjani Eldorian Hamiti. Nje ndryshim i tille duket se ka ardhur pas ankeses se klubit Vllaznia per Xhajen i cili e ka mbajtur plot 11 here gjate ketij sezoni ekipin e Laçit dhe ky i fundit ka arritur shume rezultate pozitive me te ne fushe.

Por tashme gjerat kane ndryshuar dhe arbiter do te jete nje tjeter me stemen e FIFA-s, Eldorian Hamiti. Ai do te kete asistente tiranasit Denis Agaraj dhe Alfred Shkreta, ndersa arbiter i katert do te jete Daniel Vrapi po nga kryeqyteti.

Edhe ne sistemin VAR do te jene dy arbitra te kolegjiumit te Tiranes, Albert Doda dhe Egin Doda, ndersa vezhgues i arbitrave do te jete Prek Pjetrushi nga Lezha. Sakaq, delegat i Federates eshte caktuar Alban Tafaj./SHKODRA-SPORT.COM/