Borusia Dortmund ka arritur të zyrtarizojë transferimin e Niklas Zyle sezonin e ardhshëm me parametra zero.
Këtë lajm e bëri me dije vetë klubi “verdhezi” me anë të një postimi në Twitter.
Zyle nuk pranoi të rinovonte me Bajernin, për shkak se ishte ndjerë i zhgënjyer me klubin dhe se nuk i kishin dhënë mbështetjen që ai kërkonte.
Kështu gjermani kërkoi largimin nga “bavarezët” dhe duket se rivalët e përjetshëm të klubit, Borusia e Dortmundit, ka arritur t’i mbushë mendjen mbrojtësit për të firmosur me ta.