Institucioni i futbollit europian (UEFA) ka zyrtarizuar diten e sotme datat dhe oraret e ndeshjeve te turit te dyte te kompeticionit “Conference League”, ne te cilin merr pjese edhe fituesja e Kupes se Shqiperise, Vllaznia e Shkodres.
Siç kemi bere te ditur edhe dy dite me pare, ndeshja e pare e ketij turi, ajo ndaj Universitatea te Krajoves do te luhet te enjten e 21 korrikut ne ora 21.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Nderkohe sot eshte saktesuar edhe ndeshja e dyte qe do te luhet me 28 korrik ne oren 19.30 ne stadiumin Ion Oblemenco te Krajoves me kapacitet prej gati 31 mije vendesh.
Do te jene keto dy ballafaqime te cilat do te percaktojne edhe skuadren e cila do te kualifikohet per ne turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem europian./SHKODRA-SPORT.COM/