Paraqitjet e mira te bera ne sezonin e fundit me ekipin Vellaznimi te Gjakoves, kane bere qe sulmues shkodran Donat Toma te jete ne qender te vemendjes nga disa ekipe te tjera kosovare.
Burime te ndryshme per “Shkodra Sport” bejne te ditur se 24 vjeçari eshte shume prane kalimit tek Flamurtari i Prishtines, skuader qe merr pjese ne Ligen e Pare te futbollit kosovar.
Akordi eshte prane dhe mbetet vetem hedhja e firmes. Toma ka dale nga KF Shkodra e qe me pas kaloi tek Akademia Vllaznia, ka qene edhe pjese e ekipeve te Veleçikut, Terbunit, Burrelit dhe se fundi e Vellaznimit te Gjakoves.
Tashme pritet te mbese serish ne Gjakove, por per nje skuader tjeter, Flamurtarin e Prishtines. Drejtuesit e ketij te fundit kane shume besim ne aftesite e sulmuesit shkodran dhe mendojne ta bazojne repartin ofensiv tek ai ne sezonin e ri ku mendohet te hyjne me pretendime serioze./SHKODRA-SPORT.COM/