Adrion Pajaziti, vetëm 17 vjeç ka merituar kontratën e tij të parë si profeionist në futbollin anglez. Mesfushori i qendrës është pjesë e akademisë së Fulhem që në hapat e tij të parë në futboll dhe paraqitjet e vazhdueshme pozitive të tij e kanë bindur klubin londinez t’i ofrojë kontratën e parë si profesionist talentit të Shqipërisë U19.

Pajaziti sezonin e shkuar është aktivizuar me skuadrën U18 të Fulhem, ndërsa në këtë aktualin ka zhvilluar tre ndeshje me ekipin U23. Pas zyrtarizimit të tij, mesfushori ka thënë fjalët e para si profesionist. Natyrisht nuk e fsheh gëzimin e tij, por nuk heziton të tregojë as objektivat. Për momentin qëllimi është konsolidimi në skuadrën e 23-vjeçarëve.

“Jam shumë i lumtur. Kam qenë te Fulham për afro shtatë vite nga tani, kështu që kam kaluar në grupmosha të ndryshme dhe jam i lumtur që kam nënshkruar për herë të parë si profesionist. Ky hap tregon se po përparoj mirë klubi beson te unë.

Jam përmirësuar shumë si lojtar dhe njeri dhe trajnerët kanë qenë shumë të mirë me mua, kështu që u jam mirënjohës. Duhet të vazhdoj të përmirësohem.

Do të doja të vazhdoja të merrja më shumë minuta me U-23 ​​dhe të vazhdoja të zhvilloja ndeshje me ta. Kur bëhet fjalë për të luajtur me U-18, unë thjesht do të vazhdoj të luaj sa më mirë, të shënoj dhe të ndihmoj ekipin. Shpresoj të konsolidohem me U-23″, u shpreh djaloshi. /vipsport/