Vllaznia e basketbollit të meshkujve do të ketë një trajner të ri. Ashtu siç “Shkodra Sport” e paralajmëroi ditën e djeshme, një trajner kosovar, Fabian Gjuka, do të jetë trajneri i ri i këtij ekipi.

Nga sa mësohet, drejtuesit e shoqatës së basketbollit kanë arritur akordin me trajnerin nga Peja për të qenë në krye të kuqebluve për pjesën e sezonit në vazhdim, që pritet të rikthehet javën e ardhshme.

Padyshim që, emërimi i këtij trajneri në krye të ekipit shkodran është një tregues i objektivave të rëndësishme që do të ketë skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj në vazhdimin e sezonit.

Trajneri i ri pritet te nise punen me ekipin diten e hene dhe padyshim qe do te tentoje te beje sa me mire me te.

Maringlen Zhivani