Debati i lindur së fundi në mes trajnerit të Vllaznisë Rudi Vata dhe sulmuesit të saj Xhevahir Sukaj, natyrisht që ka nxjerrë në pah edhe ndonjë problem që mund të ketë patur mes palëve. Lojtari thotë që kam dashur të luajë pas momentit të parë kur refuzova dhe trajneri përgjigjet se “ai nuk më kërkoi falje” e ndërkohë kishte futur tjetër futbollist në fushë në vend të tij.

Duket një ngërç në këtë mes megjithatë ai që ka dashur të sqarojë gjithçka në lidhje me këtë çështje ka qenë Rudi Vata që ka deklaruar: “Me Sukajn nuk kam patur asnjë problem personal. Thjesht nuk deshi të luante për problemet e tij me klubin dhe unë i bëra planet pa të. Që në momentin e marrjes së ekipit, jam njohur me disa pretendime të tij dhe i kam premtuar se bashkë me drejtuesit e klubit, do punonim për t’i zgjidhur. Por, nga ana tjetër nuk kam patur asnjë gjë personale. Madje, po e them tani, kam ndërhyrë tek drejtuesit e lartë të FSHF-së pak kohë më parë për ta grumbulluar në kombëtare për dy ndeshjet e fundit miqësore sepse mendova se e meritonte për performancën që po tregonte në ndeshjet e kampionatit”.