Vllaznia zyrtarizon nje tjeter largim. Behet fjale per mbrojtesin Redon Dragoshi. Lojtari prej kohesh ishte “aneksuar” tek ekipi U21 dhe tashme mesa duket kishte ardhur momenti i “divorcit”.

Klubi shkodran e ka zyrtarizuar mbylljen e kontrates me mirekuptim me futbollistin ne fjale permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare ku shkruhet:

“KF Vllaznia njofton mbylljen me mirëkuptim të marrëveshjes me futbollistin Redon Dragoshi.

Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën në vazhdim!

Faleminderit Redon Dragoshi!”