Pas Bruno Gomes, nje tjeter futbollist largohet nga Vllaznia. Behet fjale per mesfushorin Alfred Ajdareviç. I ardhur ne merkaton e janarit ne Shkoder, ai per asnje moment nuk dha ate qe pritej dhe per kete arsye eshte rene dakord ne mes paleve qe bashkepunimi te mos vazhdoje.

Nje gje e tille e kishte paralajmeruar diten e sotme edhe gazeta “Shkodra Sport” nderkohe qe pak minuta me pare eshte konfirmuar nga vete klubi shkodran qe permes faqes zyrtare e konfirmon mbylljen e bashkepunimit me futbollistin ne fjale teksa shkruan:

“KF Vllaznia konfirmon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Alfred Ajdareviç dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme futbollistike”.

Fanella me numrin 10 qe Ajdareviç ka mbajtur te Vllaznia nuk do te mbese bosh per asnje moment sepse ate pritet ta marre blerja e pare e kuqeblube ne merkaton e veres, pikerisht Amir Kahrimanoviç./www.shkodrasport.com/