Virgil Van Dijk është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Premier League. Qendërmbrojtësi holandez u ble nga Liverpuli për një shifër rekord prej 75 milionë paund duke u bërë kështu një nga mbrojtësit më të shtrenjte në histori.

Por, siç duket Van Dijk i ka shpërblyer më së mirë të gjitha lekët e shpenzuara për të pasi ka bërë një sezon fantastik.

Holandezi është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit duke lënë pas emra të tjerë si Aguero, Sterling apo dhe shokët e skuadrës Mane dhe Salah.

Liverpuli është në finalen e Champions League dhe lufton për titullin kampion në Premier League dhe një meritë të madhe ka padyshim dhe Van Dijk.