Prej disa javësh te Vllaznia kanë kontestuar fuqishëm arbitrimin, veçanërisht në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Partizanit, ku u anulua një gol, si dhe së fundmi për kampionat ndaj Teutës.
Mirëpo, si për ironi të fatit, pas zgjedhjeve që u bënë në FSHF për presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, një shkodran i njohur mori një detyrë që ka lidhje pikërisht me gjyqtarët.
Në krye të Komisionit të Arbitrimit është caktuar pikërisht ish-futbollisti i Vllaznisë, Bardh Jera. Një koincidencë e çmendur, pasi në muajin e fundit klubi shkodran ka ngritur më shumë se kurrë zërin për gjykimet.
Jera sigurisht është një zë i fortë për Vllazninë në Komitetin Ekzekutiv, por shef i arbitrave është Sokol Jareci. Dhe per kete te fundit, shkodranet kane patur jo pak pakenaqesi teksa mendojne se nuk jane rastesi te gjithe keto gabime ne dem te Vllaznise.