Ekziston vetem prej disa muajsh nen siglen e “Atletik Klub Shkodra”, por ekipi i femrave i kesaj shoqate ka arritur menjehere te korre nje sukses te rendesishem, duke zene vendin e pare dhe duke marre kupen ne turneun nderkombetar te zhvilluar ne Roveretto te Italise.

Ai ka mundur disa ekipe njeri pas tjetrit duke treguar vlera dhe si rrjedhoje, vajzat e drejtuara nga trajneret Ditmir Rakaj dhe Selman Legata i jane gezuar ne fund trofeut.

Zevendeskapitenia e ketij ekipi Fabiola Caka, ne nje interviste te dhene per mediat pas kthimit nga Italia eshte shprehur: “Na kishte munguar ky aktivitet prej 3 vitesh per shkak te situates se krijuar nga pandemia. Isha optimiste qe ne fillim per nje sukses ne kete turne dhe ashtu doli.

Me besim, me vullnet dhe me shume deshire te shfaqur ne fushen e lojes nga te gjitha vajzat, ia arritem te zeme vendin e pare dhe te marrim kupen ne Roveretto.

Ne kete turne merrnin disa pjese disa ekipe ndaj te cilave ne arritem te triumfonim, por une dua te veçoj fitoren ne gjysmefinale ndaj ekipit gjerman te cilat ishin kampione ne vendin e tyre. I mundem me penallti dhe shkuam ne finale perballe ekipit italian ku fituam serish dhe morem kupen”./SHKODRA-SPORT.COM/