Ekipet e “Atletik Klub Shkodra” jane kthyer diten e djeshme nga Italia me tre kupa te fituara nga pjesmarrja ne edicionin e rradhes te turneut nderkombetar “Citta della Pace” qe zhvillohet ne Roveretto.

Kupat jane fituar nga ekipet U9, U11 dhe po ashtu edhe nga ekipi i femrave i cili ne te paren pjesmarrje ne kete aktivitet, arriti te jete i suksesshem dhe te zere vendin e pare. Pas kthimit ne Shkoder, trajneri Eder Zmijani ka folur per pervojen e sivjetme ne kete turne duke thene:

“Ne 10 vitet qe marrim pjese ne kete aktivitet, ky eshte viti i pare qe dalim me tre kupa prej tij. Konkurrenca ka qene e madhe sepse pjesmarres ishin shume ekipe nga vende te ndryshme te Europes, por ne ia dolem te bejme paraqitje te shkelqyera dhe t’i sfidojme te gjithe ato.

Konkurrencen me te madhe e kemi patur me ekipe nga Polonia, Gjermania dhe Hollanda, megjithate ekipet tona treguan nje nivel te larte perfaqesimi dhe jo me kot po kthehemi ne Shkoder me tre kupa”. Padyshim qe ky eshte nje sukses per kete Akademi e cila e ka kthyer ne tradite pjesmarrjen ne kete aktivitet nderkombetar./SHKODRA-SPORT.COM/