Ish-futbollisti, Florian Riza rezultoi negativ, pas testit të parë që ka bërë për COVID-19. Zyrtari i FSHF-së ishtë një nga të prekurit me virus pasi kishte marrë pjesë në disa seminare jashtë vendit.

Riza qendroi prej disa ditësh në spitalin Infektiv, ku gjendja e tij u përmirësua.

Tashmë ai ndodhet i karantinuar në shtëpi, ku në një lidhje për edicionin e lajmeve të ABC News tregoi përvojën e shërimit nga koronavirusi.

Ndër të tjera, Riza u shpreh se kushtet në spitalin Infektiv nuk ishin të mira, por puna e mjekëve është për t’u vlerësuar.

‘Kushtet nuk janë të mira. Unë e vlerësoj shumë personelin mjekësor, janë mjekë dhe infermirë shumë të kualifikuar, por nuk e kuptoj si mund të shkojnë kushtet paralelisht me ata. Unë kam pasur edhe eksiperiencë më herët në spitale se kam pasur nënën sëmurë’, tha ish-futbollisti.