Laçi mori kreun e klasifikimit në Superligë me fitoren 0-2 në Korçë. Pas ndeshjes, trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro u ngacmua në intervistë në lidhje me deklaratat e mëparshme, teksa shprehej se Vllaznia ishte 99 përqind kampione.

“E kam thënë që futbolli është i pa parashikueshëm. Për Vllazninë këtë gjë e thashë kur ishin 14 pikë para, askush nuk e mendonte se në 9 ndeshje do kishin vetëm 2 pikë të grumbullura. Në këto kushte, të isha unë trajner i Vllaznisë dhe të më rrëshqiste sezoni, do kisha ikur vetë”, tha pas ndeshjes së javës së 24 trajneri i mirënjohur.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga kampi shkodran. Ka qenë Sekretari i klubit dhe krahu i djathtë i sponsorit Alban Xhaferi që ka reaguar për Newsport.al.

Blendi Dibra i cilëson si joetike këto deklarata, nga një trajner që sipas tij mbahet për profesionist. “Pse i lejohet këtij të flasi kështu? Shumë sjellje jo etike e një trajneri që mbahet profesionist”, tha Dibra.