“Çmendet” Egnatia. Brenda 2 minutash arrin te shenoje dy gola dhe si rrjedhoje udheheqe 2-0 kur kane kaluar 30 minuta loje nga fillimi i ndeshjes. Nje rezultat qe natyrisht tregon edhe problemet qe po shfaq Vllaznia ne fushen e lojes, sidomos ne mbrojtje.

Ne 10 minutta e para te ndeshjes eshte Vllaznia qe ka me shume deshire dhe e kontrollon me shume topin, por pa arritur dot te krijoje raste shenimi ne porten e Sherrit. Pas ketij minuti, vendasit sikur zgjohen dhe shohin edhe ata drejt portes shkodrane, megjithate me shume kemi te bejme me nje loje te kujdesshme dhe qe zhvillohet kryesisht ne mesin e fushes.

Por pas minutes se 20-te gjithçka merr rrjedhe tjeter dhe rrogozhinasit do te shenonin dy gola njeri pas tjetrit (i dyti me ndihmen e sistemit VAR) duke bere qe ata te dominojne ne fushen e lojes ne te gjitha drejtimet.

EGNATIA- VLLAZNIA 2-0

Shenues: Delarge 22′, Mysta 24′

EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Zejnullai, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, BamBam. Trajner: Edlir Tetova.

VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli; Jonuzi, Boshnjaku, Heriç; Mala, Kaina Nunjesh, A. Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa.