Tashme eshte fakt i kryer: Stadiumi i ri qe deri me tani mbante emrin “Arena Kombetare”, tani e tutje do te quhet “Air Albania Stadium”. Kjo eshte zyrtarizuar prej logos se madhe qe eshte vendosur tashme ne hyrje te tribunes kryesore te ketij stadiumi qe ka kushtuar 70 milione euro per t’u ndertuar.

Ka qene telesport.al ai qe ka postuar pak minuta me pare fotot e hyrjes kryesore te stadimit ku eshte vendosur edhe emertimi i tij i ri.

Vete Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk e ka zyrtarizuar ndryshimin e emrit te stadiumit ndonese eshte pranuar gjithçka megjithate vendosja e emertimit te ri ne fasaden e tribunes kryesore tregon se edhe zyrtarizimi do te vije keto dite, pikerisht para sfides me Francen.

Nga sa eshte bere e ditur, kompania “Air Albania” do te paguaje nje shume prej 650 mije eurosh ne vit dhe kohezgjatja e kontrates do te jete trevjeçare. Keto te ardhura padyshim qe do te sherbejne jo vetem per te mirembajtur stadiumin por edhe per te mbushur arken e Federates.