Edhe java e pestë e Kategorisë Superiore do të luhet me ndriçim natyral, pasi është vendosur se prozhektorët e stadiumeve do të jenë sërish të fikur. Si në javën që lamë pas, problemet e klubeve me ndriçimin, duket se vazhdojnë dhe Federata nuk ka i merr parasysh deri në rikuperimin total.
Megjithatë, ajo që të bën përshtypje është se edhe super sfida e kësaj jave mes dy pretendenteve direkt për titull si Kukësi dhe Tirana do të luhet të shtunën, në orën 16:00. Duke qenë se në këtë takim verilindorët janë ekipi pritës, atëherë ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Elbasanit, impiant i cili plotëson kushtet e ndriçimit artificial.
Vetëm nëse verilindorët kanë ndryshuar axhendën dhe kanë vendosur të luajnë në Kamëz, pasi ky do të jetë stadiumi ku Kukësi do të luajë gjatë këtij sezoni.
Ndërkaq, ditën e shtunë po në orën 16:00 do të zbresin në fushë edhe Partizani me Bylisin dhe Skënderbeu-Teuta. Të dielën, Flamurtari pret Laçin, ndërsa Vllaznia luan në Shkodër ndaj Luftëtarit. /VipSport/
Kategoria Superiore, java e pestë
Të shtunën
16:00 Kukësi-Tirana
16:00 Partizani-Bylis
16:00 Skënderbeu-Teuta
Të dielën
16:00 Vllaznia-Luftëtari
16:00 Flamurtari-Laçi