Teuta arrin të fitojë sfidën e parë të çerekfinales në Kupën e Shqipërisë, përballë Skënderbeut me fitoren minimale 0-1. Kjo sfidë u luajt mes dëborës që kishte pushtuar fushën në stadiumin e Skënderbeut.

Tani djemtë e Memellit tani duhet të bëjnë të pamundur të mposhtin Teutën në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana”.

Nga ana tjetër, debutimi me fitore nga ana e Renato Arapit, i jep më forcë kampionëve të Shqipërisë të vazhdojnë në rrugën e fitoreve.

Golin të vetëm të sfidës e shënoi Rubin Hebaj, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së korçarëve.

FT | SKËNDERBEU 0-1 TEUTA

Hebaj 61′