Vllaznia do ketë një sfidë delikate në kampionat në këtë javë. Kuqeblutë do udhëtojnë drejt Kamzës për tu ndeshur me Kastriotin. Krutanët që i kanë bërë një start fantastik këtj viti ku kanë marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para. E po ashtu kundër shkodranëve do kërkojnë të vijojnë këtë ecuri pozitive e nga krahu tjetër skuadra e Brdariç që kërkon medoemos fitoren.

Por statistikat e sezonit të fundit dhe të atij që jemi aktual flasin të gjitha në favor të Vllanznisë. Kështu kuqeblutë morën një fitore në transfertë sezonin e shkuar përballë Kastriotit në shifrat 0-3. Ndeshje ku shënonin, Dunga, Dilaver dhe Imeri. Por krutanët do i ndalnin brenda në Shkodër në shifrat 0-0 në fazën e dytë shkodranët.

Vllaznia sërish do fitonte në transfertë në fazën e tretë. Vendoste një gol i Ardit Hoxhajt në fund të lojës për shifrat 0-1. E po në të njëjtat shifra do fitonte Vllaznia në fazën e fundit të sezonit të shkuar, ku protagonist me golin e tij do ishte Haris Dilaver. Edhe këtë edicion në fazën e parë, Vllaznia ka fituar 3-1.

Dopieta e Hoxhajt dhe goli i Aralices do i jepnin 3 pikët, 9 herë kampionëve të vendit. Tek kuqeblutë patjetër duan që këtë traditë kaq pozitive ta vijojnë edhe ditën e dielë në transfertë kundër Kastriotit.
Endri ÇINARI