Në ndeshjen e sotme ndaj Flamurtarit ajo që ka rënë në sy ka qenë numri i pakët i tifozëve shkodranë. Me shumë mundësi, të pranishëm nuk kanë qenë më shumë se 1 mijë të tillë dhe mes shkodranëve kanë qenë edhe 30-40 vlonjatë. Një numër kaq i vogël tifozësh të pranishëm e ka shkakun tek paraqitjet jo shumë bindëse të Vllaznisë në këtë fillim-kampionati dhe sidomos humbja e pësuar tre javë më parë ndaj Teutës.

Policia e shtetit do të marrë masa ndëshkimore të mëdha për tifozët problematikë të stadiumeve. Ato do të jenë si financiare ashtu edhe penalizuese për të mos shkelur në stadium për një periudhë të caktuar. Kësisoj pra, ata tifozë, të cilët kanë sjellje problematike në stadium tona, sjellje prej huligani, do të kenë punë me Policinë e Shtetit.

Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe më parë, pasditen e sotme ka nisur shitja e biletave të ndeshjes Shqipëri- Itali për sportdashësit shkodranë. FSHF ka korigjuar kësisoj gabimin e bërë për ndeshjen me Spanjëën kur nuk solli asnjë biletë në Shkodër dhe këtë herë ka sjellë një numër të caktuar vetëm për shkodranët. Fotoja është bërë pasditen e sotme në sportelet pranë stadiumit dhe siç shikohet, ka rradhë. Kjo tregon interesin e tifozëve të këtij qyteti për kombëtaren tonë por edhe për atë "axurre".

Duhej të ishte ndryshe por fundi i ndeshjes Vllaznia- Teuta ka sjellë zemërim në rradhët e tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit "Loro Boriçi". Dhe nuk kanë qenë pak: mbi 5 mijë të pranishëm të cilët prisnin një lojë dhe rezultat tjetër të skuadrës së tyre të zemrës. Por në fakt nuk ka ndodhur asnjëra. Kuqeblutë kanë zhgënjyer në paraqitje dhe në rezultat dhe për rrjedhojë të gjithë janë larguar të zemëruar.

E kemi thënë edhe më parë se interesimi për ndeshjen e pasdites së sotme, atë Vllaznia- Teuta duket se është më i madh se herët e tjera. Kjo duket edhe tek numri i biletave të shitura deri më tani. Burime pranë kompanisë që merret me shitjen e tyre, bëjnë të ditur se deri në orën 13.00 janë shitur 2500 bileta. Një numër ky praktikisht i konsiderueshëm kur ke parasysh se shkodranët por edhe shqiptarët duan ta blejnë biletën vetëm pak minuta para ndeshjes.

Që nga paraditja e sotme ka nisur shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Teuta e cila do të luhet të dielën pasdite në stadiumin "Loro Boriçi". Interesimi për këtë ndeshje duket i madh për vetë rëndësinë që ka ky takim, i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit të Superligës. Për këtë arsye, edhe numri i tifozëve në shkallët e stadiumit pritet të jetë i konsiderueshëm.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree