Ndeshja e nesërme me Lushnjën që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, konsiderohet e rëndësishme për kuqeblutë, paçka se në opionin konsiderohet e lehtë.

Madje, klubi Vllaznia përmes faqes së tij zyrtare, u ka bërë thirrje sërish tifozëve për ta mbështetur skuadrën e tyre nga shkallët e stadiumit.Ja çfarë shkruhet në faqen e klubit:

KF Vllaznia ju ben me dije se qe nga paraditja e sotme ka nisur shitja e biletave te ndeshjes Vllaznia- Lushnja qe do te luhet te shtunen ne ora 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Sportelet do te jene te hapura gjate gjithe dites se sotme dhe po ashtu edhe neser, deri ne orarin e fillimit te ndeshjes.

Çmimet e biletave jane te njejta me ato te ndeshjeve te kaluara.

Vllaznia ka nevoje per mbeshtetjen e tifozeve te saj sepse kampionati ka hyre ne fazen e tij me percaktuese.

Prandaj, ju ben thirrje per te qene ne stadium edhe ne kete ndeshje.