Vllaznia kërkon sot të mos dalë pa pikë nga fusha e Laçit, aty ku në fazën e dytë ka pësuar humbjen më të thellë të këtij kampionati me shifrat 3-0. Pas largimit të Mirsad Jonuz, sot shkodranët do të drejtohen nga Safet Osja, i cili ka pasur deri më tani detyrën e zv.trajnerit.

Dje kuqeblutë janë grumbulluar në prag të kësaj transferte, duke treguar se klubi e ka marrë shumë seriozisht, paçka se lojtarët ende nuk kanë shlyer. Mungesa të sigurta sot janë dy mesfushorët Behar Ramadani dhe Hygor Gonçalves.

I pari vuan ende një dëmtim, ndërsa braziliani ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Pritet që Osja të bëj pak ndryshime në krahasim me ndeshjen e fituar në Vlorë.

Në portë do të jetë Sherri, në mbrojtje Gligorov dhe Marku nga krahët, si dhe Shehi e Malota në qendër. Kandidat për të luajtur nga minuta e parë është edhe Adili, por kjo do të varet nga gjendja fizike e Shehit dhe Malotës, kështu që mund të ketë ndryshime në minutat e fundit. Mesfusha do të përbëhet nga Gurishta, Krymi, Lika, Kruja dhe Shtubina. Në sulm do të jetë braziliani Silvio Zhunior.

Vllaznia

Formacioni i mundshëm:

Në portë: Sherri;

Në mbrojtje: Gligorov, Shehi, Malota, Marku;

Në mesfushë: Gurishta, Krymi; Lika, Kruja, Shtubina;

Në sulm: Zhunior;

Skema: 4-2-3-1

Trajner: Safet Osja