Situata që po kalon Vllaznia është dëshpëruese për tifozerinë shkodrane, e cila e ka përjetuar si tragjedi faktin se ekipi me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm do ta shohë veten larg elitës së futbollit shqiptar.

Ndaj mbështetësit kuqeblu kanë marrë situatën në dorë dhe duan të tregojnë pakënaqësinë e tyre me një tubim të organizuar para Bashkisë së qytetit.

Kjo e fundit akuzohet se ka keqadministruar klubin, duke sjellë si pasojë edhe këtë rënie të turpshme për kuqeblutë.

Ndaj në rrjetet sociale është shpërndarë një njoftim se në Shkodër do të organizohet të premten një tubim për të protestuar ndaj drejtuesve të skuadrës që sollën këtë situatë dhe që do të hyjnë në histori për rrëzimin e kuqebluve në Kategorinë e Parë.

NJOFTIMI I TIFOZËVE

Te gjithe ato Shkodran te nderuar, te gjithe atyre qe i dhemb shpirti per kete Vllaznine , diten e premte ne oren 12:00 paradite me daten 18 Maj duhet te jemi para bashkise tone te protestojme.

Shkodra,djepi i kultures Shqiptare, na beri dhuraten me te shtrejte ne Shkodraneve , Vllaznine tone te bekuar e cila per ne asht fe, zemer dhe dashni.

Na dhuroj ate fanelen te rande, pikerisht ate fanele qe lindi futbollin Shqiptare dhe u quajt djepi i futbollit te saj, ate fanelle qe gozonte gjysherit tane , baballaret tane ne stadiumin Loro Boriqi.

Shkodra jone e mrekullueshme qe e kane zili te gjithe, as vete nuk e kishte menduar qe nje dite disa bij qe i rriti qe ne djep, qe i shkolloj dhe i dha kulturen e saj, pa iu skuqur fytyra, do t’a vidhnin, do t’a shkaterronin, do ta vrisnin dhe pastaj do t’ia mbyllnin gojen te mos renkonte dhe do ta fusnin ne dhe pa dhene as shpirtin e fundit Vllaznine tone qe Shkodra na e dhuroj me aq shume dashuri.

Gabimi me i madh jemi ne sikur te mos ishim bijte e saj, e shohim ngjarjen nga fillimi deri ne fund dhe nuk bejme asnje hap perpara per ta ndihmuar, sikur nuk jemi ne bijte e Shkodres qe e mbanim gjalle ate Vllazni me taksat tona, ate Vllazni qe sot ka vdekur.

Sot ka ardhur koha ti themi mjaft cdo limiti dhe ti tregojme atyre qe i dhame voten, se jemi ne qe iu marrim voten perseri, madje dhe iu turperojme edhe pse jeni ato njerez qe nuk iu skuqet faqja.

Te premten, ora 12:00, 18 Maj perballe bashkise

Te lutem eja edhe Ti …