Gjatë ditës së djeshme por edhe sot janë publikuar datat dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve të javës së 30-të të Superligës shqiptare.

Sipas asaj çfarë u deklarua, ndeshja Vllaznia- Luftëtari do të luhej ditën e dielë në orën 16.00.

Por në fakt nuk është kështu. Nga njoftimet zyrtare që FSHF u ka dërguar të gjitha klubeve, mësohet se ndeshja e Shkodrës do të luhet të shtunën dhe jo të dielën.

Ajo do të luhet njëkohësisht me takimin Kamza- Lushnja ndërsa të dielën do të luhen dy ndeshje të tjera ndërsa të hënën luhet Partizani- Skënderbeu.

Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të kësaj jave:

E shtunë, datë 21 prill
ora 16.00 Kamza- Lushnja
ora 16.00 Vllaznia- Luftëtari

E dielë, datë 22 prill

ora 16.00 Laçi- Kukësi
ora 19.00 Flamurtari- Teuta

E hënë, datë 23 prill
ora 19.00 Partizani- Skënderbeu
© shkodrasport.com