Vllaznia nuk është bërë vetëm me president dhe një kompani që zyrtarisht ka blerë 100% aksionet e klubit, që u shitën me ankand pak javë më parë. Së fundmi, mësohet se drejtuesit e rinj kanë arritur një marrëveshje sponsorizimi edhe me një kompani të njohur në vend, pikerisht me birren “Bavaria”
Marketingu është një nga gjërat ku Xhaferi është fokusuar shumë pas zyrtarizmit në krye të klubit dhe burime pranë tij tregojnë se është afruar një sponsor, i cili do të japë rreth 100 mijë euro në vit.
Marrëveshjet në fjalë pritet të jenë një frymëmarrje për klubin, i cili vazhdon të paguajë detyrimet e prapambetura nga keqmenaxhimi në vitet e mëparshme.
Nderkohe, stafi i Vllaznise po punon per te gjetur edhe sponsore te tjere dhe shume shpejt pritet te mberrijne ne Shkoder edhe reklamat elektronike qe jane porositur nga presidenti Xhaferi e qe do te jene nje mundesi e mire per te gjithe bizneset per te reklamuar produktet e tyre.