Nje sukses historik per tenisin shqiptar eshte rregjistruar sot nga sportistja shkodrane Gresi Bajri. Ajo eshte shpallur fituese e turneut boteror “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023” per 18 vjeçare qe eshte zhvilluar prej disa ditesh ne Nikshiq te Malit te Zi.

Ajo ne finale ka triumfuar ndaj tenistes serbe Aleksandra Djokic me rezultatin 2-0 (5-4, 4-0) duke u bere keshtu tenistja e pare shqiptare qe shpallet fituese ne një turne te këtij kalibri, titull i pa fituar më parë nga ndonjë tenist shqiptar.

Ne kete turne kane marre pjese mbi 40 teniste nga e gjithe Bota dhe ne turin 1/16 Gresi Bajri ka triumfuar me rezultatin 2-0 (6:3 7:5) ndaj tenistes ruse Anastasia Timoshenko. Ne 1/8 fiton 2-0 (6-4, 6-0) ndaj gjermanes Anastasia Majic, ndersa ne 1/4 ka fituar serish me te njejtin rezultat 2-0 (4-1, 4-1) ndaj kroates Maria Ivankovic.

Ne gjysmefinale ashtu siç kemi bere te ditur Gresi ka triumfuar 2-0 (5-4, 4-0) ndaj kroates tjeter Marta Dobric, per te mberritur sot ne triumfin e finales ndaj tenistes serbe Aleksandra Djokic. Padyshim qe ky eshte nje sukses i madh per kete sportiste e cila po i ngjit shkallet e karrieres se saj ne menyre shume progresive duke qene tashme nje nga tenistet me te mira ne Europe per moshen e saj.

Gresi Bajri nderkohe menjehere pas turneut nderkombetar qe u zhvillua ne Mal te Zi, do te marre pjese ne Kampionatin Boteror qe do te zhvillohet ne Shkup dhe turneun ITF J60 qe do te zhvillohet ne Korfuz te Greqise.\
Gjergj KOLA