Ky sezon ka qenë fantastik për Interin. Zikaltërit gjenden në vendin e parë në rrugën e duhur për titullin kampion. Megjithatë drejtuesit po punojnë intensivisht për merkaton e verës që do edhe disa muaj të hapet.
Problemet financiare s’i kanë penguar për të projektuar investime të reja. Siç bëjnë me dije mediet italiane, te Inter po mendojnë për futbollistët që do të vijnë në merkaton e verës.
Robin Gosens, Luis Muriel dhe Rodrigo De Paul janë futbollistët që Antonio Conte ka kërkuar për merkaton e verës. Për shërbimet e tyre, Inter duhet të paguajë plot 100 milionë euro.
Megjithatë në klauzolë mund të përfshihet edhe Stefano Sensi për të ulur shifrat. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, teksa Antonio Conte ka vënë pikat mbi “i” për futbollistët që dëshiron në verë./newsport/