Vllaznia arriti një sukses historik duke u kualifikuar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pas mposhti me përmbysje Shirokin duke fituar me rezultatin total të dy ndeshjeve 4-3.

Pas ndeshjes, në prononcimin për mediat kapiteni i shkodranëve Erdenis Gurishta u shpreh mjaft i lumtur për triumfin dhe tregoi për një episod të ndodhur me gjyqtarin në minutën e 70-të të takimit.

Triumfi-”Suksesi ishte që besuam deri në minutën e fundit, i kërkova çunave që sido të shkonte ndeshja të besonin deri në fund”.

Brdariç: ”Trajneri na kërkoi të bënim ndeshjen tonë, kishte shumë besim tek ne. Isha i sigurt që do të shënonim më shumë se 2 gola. Tifozët ishin lojtari jonë i 12-të”.

Prapaskena: ”Në minutën e 70-të pata rastin të komunikoj me arbitrin e ndeshjes dhe më tha që këta tifozë ka kohë që s’janë parë në stadium”.

Dedikimi: ”Jam shumë i lumtur, Vllaznia pas 10 vitesh merr pjesë në Europë. Dhe pas 10 vitesh bën këtë ndeshje. Falënderoj stafin, shokët dhe presidentin që na ka qëndruar afër dhe të gjithë tifozët shpresoj të vazhdojmë më tej.

Ambiciet: ”Është herë për të folur për fazën tjetër, nuk kemi informacion për kundërshtarin. Do të shohim mundësitë tona kundër Ael Limasolit e cila është një skuadër e fortë, kam shumë besim se do të kalojmë në turin tjetër”.