Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE11 minuta lojë për sulmuesin shkodran, Hearts vazhdon të fitojë dhe të...

11 minuta lojë për sulmuesin shkodran, Hearts vazhdon të fitojë dhe të kryesojë në Skoci

Hearts po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin skocez të futbollit dhe po kryeson me meritë renditjen pas javës së 11-të të tij. Ditën e djeshme ai ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Dundee United dhe në këtë fitore ka patur një kontribut të vogël edhe futbollisti shkodran Sabah Kerjota.

Ky i fundit është futur në lojë në minutat e fundit dhe ka luajtur 11 të tilla duke qenë më pas edhe ai pjesë e festës të skuadrës së tij. Kerjota është bashkuar këtë verë me Hearts duke ardhur nga skuadra italiane e San Benedetese dhe ky padyshim që është një kapërcim shumë i rëndësishëm në karrierën e tij.

Kuptohet që ardhja me vonesë tek ky ekip, ka patur ndikimin e vet sepse skuadra ka qenë e formuar tashmë. Për më tepër që ajo është duke bërë shumë mirë dhe trajneri Mcinnes e kishte patur formacionin e konfiguruar, megjithatë për asnjë moment nuk e ka lënë jashtë vëmendjes edhe sulmuesin e ardhur nga futbolli italian.

Ish- futbollisti i Akademisë Vllaznia deri më tani është aktivizuar në 5 ndeshje si zëvendësues dhe sigurisht që pret momentin e mirë për të qenë titullar nga minuta e parë. Këto tre muaj i kanë shërbyer atij për t’u ambientuar edhe me futbollin skoceez dhe në njëfarë mënyre po shijon suksesin e deritanishëm të Hearts.

Ajo jo vetëm ka sfiduar emra të tillë të mëdhenj të futbollit të këtij vendi si Celtic e Rangers, por në 11 javë kampionat ka arritur të fitojë 9 ndeshje dhe të barazojë 2 ndërkohë që nuk e njeh humbjen. Shanset janë të mëdha që Hearts sivjet të jetë kampione dhe kjo do të ishte një arritje e madhe edhe për Sabah Kerjotën, i cili pak muaj më parë u shpall kampion në Seria D të Italisë dhe tashmë e sheh veten në ligën e parë skoceze duke luajtur me ekipin kryesor pretendent për titull.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments