Tashmë Serie A ka ndezur motorët dhe pas javës së dytë të kampionatit kemi një ide më të qartë se kush do të jenë kandidatët për titullin. Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka paralajmëruar ekipin e tij se këtë sezon nuk do ta ketë aspakt të lehtë për të fituar Scudetton e dhjetë radhazi.

“Sipas mendimit tim Atalanta dhe Interi janë kandidatë serioz për titullin kampion. Bergamaskët kanë fituar pjekurinë e duhur dhe do të tregohen më të kujdesshëm këtë sezon. Tek Interi e pamë shumë mirë se çfarë do të thotë të kesh një stol të mirë.

Pesë ndryshimet që Conte bëri i dhanë fitores. Ndërsa Lazio ka një ekip të mirë por ata janë të përqëndruar më shumë tek Kupa,” deklaron italiani për “Sky Sport Italia”.

Kujtojmë që bardhezinjtë u ndalën në barazim ditën e djeshme, ku djemtë e Andrea Pirlos barazuan 2-2 kundër Romës. Inter dhe Atalanta dolën me nga tre pikë nga sfidat e tyre dhe pikërisht këtyre dy klubeve iu trembet Del Piero. /abcnews/