HomeKRYESORE11 pikë diferencë? Carlo Ancelotti thumbon Barcelonën

11 pikë diferencë? Carlo Ancelotti thumbon Barcelonën

Carlo Ancelotti nuk është aspak dakord me distancën që ka në kampionat me Barcelonën. 11 pikë diferencë sipas tij nuk janë aspak një tregues për dallimet mes ekipeve, por e gjitha është krijuar vetëm për shkak të detajeve të vogla.

“11 pikët që kemi diferencë me Barcelonën nuk janë një tregues i vërtetë. Duke parë kualitetet e skuadrave dhe përballjet direkte kuptohet gjithçka. Kjo distancë ka ardhur vetëm për arsye të detajeve të vogla”, u shpreh fillimisht Ancelotti.

Më pas tekniku italian foli për të ardhmen e Marco Asensios i cili kohët e fundit ka qenë në fokus të merkatos për një largim të mundshëm.

“Më pëlqen shumë si lojtar. Ka karakteristika që i pëlqejnë shumë klubeve dhe trajnerëve të tjerë. Shpresoj që të qëndrojë këtu me ne”, përfundoi Ancelotti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments