Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE120 mijë euro në sezon? Ish-fantazisti i Wolfsburg drejt firmës në Superligën...

120 mijë euro në sezon? Ish-fantazisti i Wolfsburg drejt firmës në Superligën shqiptare

Ferhan Hasani së fundmi është në kontakte me Tiranën. Ish-lojtari i disa klubeve të njohura dhe pjesëtari i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut mund të jetë goditja e madhe e kampionëve të Shqipërisë.

Gazetari Dritan Shakohoxha bën me dije se Tirana ka ofruar një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj, duke e bërë 30 vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë në Superligë, nëse hedh firmën me bardheblutë.

Hasani, veç Shkëndijës së Tetovës ka qenë pjesë e Wolfsburg në Gjermani, Brondby në Danimarkë, Al Raed në Arabinë Saudite dhe së fundi kampion i Finalandës me Helsinkin.

Kontrata e Hasanit me ekipin finlandez skadon në fundin e dhjetorit 2020./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments