Sunday, April 5, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTE14 gola në kampionat, Jurgen Gjini po përjeton një rini të dytë...

14 gola në kampionat, Jurgen Gjini po përjeton një rini të dytë tek Veleçiku

Pak ditë më parë ai mbushi 36 vjeç, por kjo gjë nuk po e pengon atë të vazhdojë të bëjë atë që di të bëjë më mirë: Të shënojë në portat kundërshtare. Dhe tek Veleçiku duket se ka rigjetur veten sërish. Po shënon thuajse rregullisht në çdo ndeshje dhe tashmë është një nga kandidatët për “Këpucën e Artë” të kategorisë së dytë.

E kemi fjalën për sulmuesin shkodran Jurgen Gjini. Edhe dje në ndeshjen ndaj Sopotit, ndonëse një ballafaqim shumë i vështirë, ka qeenv pikërisht ai i cili hapi serinë e golave për skuadrën e tij në atë fitore 3-0, pasuar me golat e Marsel Rragamit dhe Ledion Hotajt.

Ky gol ishte i 14-ti për Gjinin në këtë kampionat dhe tashmë ai është i dyti në renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit, pas një shkodrani tjetër, Jasmin Rraboshtës që kryeson renditjen me një gol më shumë.

Sulmuesi i koplikasve do të tentojë të shënojë edhe në dy ndeshjet e mbetura të kampionatit dhe pse jo të marrë vendin e parë në mes golashënuesve më të mirë të kampionatit, por edhe ta ndihmojë Veleçikun për të kapur zonën play-off.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments